Ju flet Moska - Çështja e sovranitetit në marrëdhëniet Shqipëri-ShBA

Çështja e sovranitetit në marrëdhëniet Shqipëri-ShBA ishte tema e kësaj të mërkure në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Kush del si një sovranist në vendin tonë është i papëlqyeshëm për SHBA-të dhe është gati që të futet në listën e zezë. Sovranitet do të thotë që autoriteti ligjor më i lartë në një vendi përket dikujt në atë vend. Në letër është kështu.

Pse ka rëndësi sovraniteti? Ka rëndësi sepse ka të bëjë me një fjalë që e kemi dëgjuar ne komunizëm; po u bërë sovranist kërkohet të kthehesh në kohën e Enver, edhe pse ai nuk ishte.

Fjala imperializëm nuk ka dalë nga Marksi apo Leni po ka dalë në Britaninë e Madhe në shekullin 19 nga autorë liberalë dhe do të thotë sundim perandorak.

Edhe analistët thonë se Rruga e Elbasanit, pra SHBA-ja është një perandori. Nëse SHBA-ja është perandori dhe Yuri Kim është përfaqësuesja e saj, atëherë jemi në imperializëm.

Këta duan ta bëjë ndikimin pa letra dhe do që ambasadorja të futet në të gjitha punët, ashtu sikurse po bën me shumëçka.