Ëngjëjt zbresin në tokë, kreu i Komitetit Mysliman u uron besimtarëve myslimanë Natën e Kadrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2022, 20:46
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u ka përcjellë urim,et besim,tarëve myslimanë për Natën e Kadrit ajo që njihet si nata më e mirë se njëmijë muaj.
Në një videomesazh të shkurtër, Spahiu u shpreh:
"E lusim Zotin të na bëjë të mundur ta gjejmë këtë natë dhe të përfitojmë prej saj".
Nata e Kadrit është një ndër netët e bekuara të muajit Ramazan, e cila gjendet në dhjetëditëshin e fundit të tij.
