Rama pas Kryesisë së PS-së: Kandidati për president nuk do të jetë nga grupi ynë parlamentar
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS-së, ish-kryeministri Edi Rama tha se në këtë mbledhje janë vënë në zbatim vendimet që morëm në kongres.
Ai bëri me dije se procesi për zgjedhjen e presidenti po afrohen dhe siguroi që kandidati që do të dalë nga PS, nuk do të jetë nga grupi parlamentar i kësaj partie.
Rama: Sot u mblodhëm për vënien në zbatim të vendime që morëm në kongres dhe më pas do të mbledhim asamblenë kombëtare në fund të javës së parë të majit. Ashtu sikurse diskutuam për identifikimi e presidenti të republikës, ditët po kalojnë dhe procesi po afron. Po ta kishim një person për kandidaturë do ta kishim publikuar. Ne kemi mbledhur propozimet dhe ajo çka kemi thënë publikisht edhe sot, është se ky është një vendim i konsoliduar, është se kandidati nuk do të jetë nga grupi ynë parlamentar.

