Kryesia e PS: Asambleja me 7 maj, Presidenti nuk duhet të jetë politikan aktiv dhe as i identifikuar me PS
Partia Socialiste mblodhi Kryesinë këtë pasdite. Mbledhja, e cila nisi në orën 18:00 dhe përfundoi në 19:17, u drejtua nga kryesocialisti Edi Rama.
Burime nga mbledhja e Kryesisë së PS bëjnë me dije për Ora News se është diskutuar vetëm për profilin e Presidentit të ri.
Sipas Kryesisë, Kreu i Shtetit të jetë jo politikan aktiv dhe të mos jetë i identifikuar me PS.
Fushat në të cilat është dakordësuar për emrin ka të bëjë diplomacinë, akademinë dhe ushtrinë.
Anëtarët e Kryesisë, të cilët nuk janë pjesë e grupit parlamentar, i kanë dorëzuar Ramës propozimet e tyre për Kreun e Shtetit, por edhe këta kanë përdorur zarfin.
Ndërkohë Asambleja e PS pritet të mblidhet me datë 7 maj. Rama ka shkarkuar 61 kryetarët e degëve të PS në Bashki. Do të jetë Asambleja që do të nisë procesin e zgjedhjeve për të zgjedhur kryetarët e rinj të PS.
Nga ana tjetër do të zgjidhen edhe sekretarët ekzekutivë të PS në çdo bashki, të cilët do të merren me punët organizative të partisë.

