Berisha: Në Kongresin e ’72 i prenë një kordë vokale gjuhës shqipe, nëse s’i kthehet...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2022, 18:33
Në një tryezë me pedagogë për sfidat e arsimit të lartë, ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur Gjuhës Shqipe i kanë prerë një kordë vokale në Kongresin e 72-të.
Në fjalën e tij ai tha se nëse gjuhës nuk i kthehet kjo kordë, pasojat do të jenë asgjësimi i gjuhës zyrtare dhe shpërbërja e saj.
Sali Berisha: Të marrësh një akademik dhe të sillesh në këtë mënyrë është e papranueshme. Për Kongresin e 72 unë shpreh nderimin tim më të madh për fjalën tuaj. Gjuhës shqipe i kanë pretë njërën kordë vokale, në atë kongres. Në rast se nuk ia rikthejnë kordën, pasojat do të jenë asgjësimi i gjuhës zyrtare, shpërbërje e saj që nuk është në interes të askujt.
