Digjet transformatori që furnizon me energji pompat e ujit në zonën e Ujit të Ftohtë
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 27 Prill 2022, 19:28
Përfshihet nga flakët transformatori kryesor që furnizon me energji pompat e ujit në zonën e Ujit të Ftohtë.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të vendosur në kontroll situatën.
Pritet të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për zonën e Ujit të Ftohtë për shkak të këtij zjarri.