"Kandidatit për Rektor i tha të zhduka" , Berisha tregon pse u sabotua Kampusi Universitar

Ish-kryeministri Sali Berisha i kujtoi qeverisë Rama premtimin e pambajtur për ndërtimin e kampusit universitar.

Edhe pse kanë kaluar 9 vite që kur nisi diskutimi për të, ai thotë se asnjë hap nuk është bërë në këtë drejtim.

Berisha: Prej 9 vitesh diskutohet për kampusin në një kohë që u la e përcaktuar fusha e ndërtimit. Ishin pothuajse të gatshme fondet e financimit, u bë dhe projekti. Ku është tani? A e dini pse u sabotua? Thjesht sepse Shullazi do të ishte përfitues i tenderit. Kandidatit për Rektor i tha të zhduka, lëshoja kësaj që është e përzgjedhura e Edi Ramës, ishte përzgjedhur për tenderat. Ai mori dënimin që meritoi por kampusi u zhduk.