“S’do të hesht më”, Beatrix Ramosaj ‘thyen’ heshtjen pas Big Brother, e përlotur paralajmëron hapin e radhës
Këngëtarja Beatrix Ramosaj, që pas daljes nga “Big Brother Vip” ka qenë shumë e komentuar, ndërkohë që është përfolur shumë për lidhjen e saj me aktorin e humorit Donald Veshaj.
Ramosaj, së fundmi ka zgjedhur të reagojë për presionin psikologjik që ka përjetuardhe po përjeton që pas daljes nga “Big Brother.”
Në video mes lotësh thotë se kanë abuzuar me emrin e saj, ndërkohë që ka kërkuar që të mos ta bullizojnë më.
Mirëpo përballë këtyre akuzave, ajo ka dalë e përlotur duke thënë se tani nuk do të hesht, duke paralajmëruar çdo portal apo individ që shpif ndaj saj, do përballet me pasoja ligjore.
Me tone të ashpra Ramosaj shprehet se kush do të tentojë të prishë imazhin e saj do të përballet me pasoja ligjore.
“Dua t’u drejtohem sot të gjithë njerëzve që më ndjekin dhe atyre që s’më ndjekin. Jam pjesë e kësaj industrie që nga mosha 15-vjeçare. Daljet e mia publike kanë qenë shumë të limituara. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e skandaleve, asnjëherë nuk jam përfshirë në debate, nuk kam dhënë shumë intervista. Mirëpo, tre muajit e fundit ose edhe më shumë është abuzuar pafund me emrin tim. Jam mallkuar unë, familja ime, gjithë ata që më kanë mbështetur. Kisha vendosur të heshtë dhe mendoja si do e përballoja gjithë këtë presion. Por shoh se thjesht nuk po mbaron. Nuk do doja kurrë që as unë e as të tjerët të bullizoheshin apo sulmoheshin në emrin tim. Të tregojnë qytetari dhe të ndërgjegjësoheshim. Nuk do hesht më. Dua të jem shembull i mirë për vajzat dhe gratë, të tregoj se duhet t’i dalim zot vetes dhe mos të ulim kokën dhe të pranojmë dhunën, as atë online. Nga sot e tutje kushdo që do më ofendojë, kërcënoj, më prish imazhin do përballet me pasoja ligjore. Faleminderit njerëzit që më kanë mbështetur. Do ju lutesha të gjithëve të mendohemi mirë para se ta themi fjalën , të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin, ta duam më shumë njëri-tjetrin, një jetë kemi,” thotë ajo.
