Fjodora Fjora shpjegon përse nuk është më në emisionin e saj të dikurshëm

Moderatorja Fjodora Fjora ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin "Why?Not" në RTV Ora me moderatoren Roz Lati. Aktualisht ajo moderon emisionin “Ditë pas Dite”, por ka treguar për Why?Not pse nuk është më në emisionin e saj të dikurshëm "Shik."

Fjora: Unë e kam nisur emisionin, në fillim quhej kopertina VIP, e kam bërë 9 vjet në Klan, pastaj Shik. Është i njëjti format, por duke qenë se unë ndërrova ekran, menduam ta rishikonim në këtë pjesë. Më ka marrë malli sepse është gjëja që më identifikon më shumë dhe të gjithë njerëzit që më takojnë ende edhe sot, edhe pse unë dal çdo ditë në ekran thonë "u ajo e Shik-ut". Nuk e di se pse kjo fjala "CHIC" i ka mbetur kaq mirë lëkurës time dhe kaq mirë personalitetit tim sa nuk do kisha gjetur asnjë emër më të mirë për emisionin.

Por "CHIC" nuk është një emër që e zbulova unë. Është një emision i cili ekzistonte në një platformë franceze dhe ishte një emision që quhet "CHIC". Dhe Shik në frëngjisht do të thotë elegancë, "CHIC" rrinte dhe në shqip se ne e përdornim dhe thashë Why Not, "CHIC" le të jetë.