Gentës nuk i del inati: Disa nga vajzat self-made në Shqipëri më duken të tepruara e japin shembuj të gabuar
Genta Gjalpi një personazh karizmatik, e hapur dhe shumë e çiltër me këdo që takon. Pas Big Brother, ajo vazhdoi karrierën e saj në fushën e marketingut dhe duket se deri tani i ka ecur goxha mirë.
Shpesh komenteve të Instagramit vendos t’iu kthejë përgjigje, e madje i bën edhe temë kryesore në livet që bën apo story-t që publikon.
E tillë është edhe fraza “self-made” ku sipas Gentës të gjithë jemi koshient sesa janë rrogat në Shqipëri dhe në një situatë të tillë, inatin e ka me ato që po japin shembuj të gabuar.
Dajana: Në një moment në Instagramin tënd ke thënë “ Ju lutem boll u fshehët pas tagrit self-made se e dimë shumë mirë kush fshihet pas pushimeve tuaja luksoze” Çfarë ke dashur të thuash Genta?
Genta Gjalpi: Unë nuk gjykoj njeri, por thjesht më duken pak të tepruara. Ne e dimë shumë mirë ekonominë shqiptare dhe e dimë që prindërit shqiptarë në përgjithësi marrin nga 300-400 mijë lekë rrogë dhe e dimë sesa të ardhura ka brezi jonë. Kur ato bëjnë sikur jetojnë apo janë nga një dimension tjetër i pasur, jo se s’më vjen mirë se nuk kam punë me ta, por thjesht më vjen inat për shembujt e gabuar që japin. A fola Bukur? {qesh}
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni linkun më poshtë:
