Kujtime të hidhura? Olen Çesari: Shkova në Itali pa kokërr leku, shumë i dëshpëruar me dy euro në xhep

Mund të themi me plot gojën se Olen Cesari mbolli farën e talentit në Shqipëri, ku që në moshë të vogël ai u cilësua si një gjeni i vërtetë. I larguar nga Shqipëria prej më shumë se 30 vitesh së bashku me familjen e tij, ai rikthehet shpesh në Shqipëri për shfaqje të ndryshme me përmasa të mëdha.

I ftuar në D-Night mbrëmjen e kaluar në një intervistë ku arritëm të zbulonim më shumë rreth jetës së tij private, kujtoi kohët e bukura e të vështira të Italisë, që nga momenti që ishte me dy euro në xhep e deri më sot ku po pushton skena të mëdha botërore.

Dajana: Cila është Muza juaj artistike? Violinisti juaj shqiptar apo i huaj i preferuar?

Olen: Kam një idhull komplet tjetër që nuk ka lidhje me violinën dhe ai është Charlie Chaplin.

Dajana: Olen Cesari mes listës së artistëve më brilantë në botë. Çfarë ndjesie iu jep kjo gjë juve?

Olen: Jam çun me këmbë në tokë dhe nuk kam ndonjë ndjesi të them ooooiiii, punojmë më shumë, punojmë më fort.

Dajana: A ke menduar ndonjëherë të merresh me politikë? Pse?

Olen: Asnjëherë nuk bën për mua politika. Unë jam i popullit, jam artist merrem me muzikë, kurse politika menaxhon gjërat në mënyrë që populli dhe njerëzit të jetojnë më mirë. Është komplet tjetër zanat.

Dajana: Interpretimi më i rëndësishëm dhe i veçantë në jetën tënde?

Olen: Besoj sipër statujës së Krishtit, akoma nuk kam bërë ndonjë gjë më të bukur se ajo.

Dajana: Eksperienca më e çuditshme në jetën tënde?

Olen: Akoma nuk ka ndodhur.

Dajana: Momenti më i vështirë për ty cili ka qenë?

Olen: Kur kam shkuar në Itali…ishim pa kokërr leku ishim kshu të dëshpëruar me dy euro në xhep.

Dajana: Sa i ndan idetë e reja me të tjerët? 

Olen: Shumë nuk i mbaj gjërat për vete.

Dajana: Sa i mban sekretet Oleni si personale ashtu edhe profesionale?

Olen: Nga 1-10 i mbaj 8.

Dajana: Je zhgënjyer nga ndonjë i afërm? Si ke vepruar?

Olen: Patjetër.

Dajana: Më mirë i pasur e me lekë apo i famshëm e në karrierë?

Olen: Të dyja.

Dajana: Gjëja që urren/ nuk të pëlqen te vetja dhe të tjerët?

Olen: Te vetja nuk më pëlqen dieta, ndërsa te të tjerët të qenurit koprac.

Dajana: Sa romantik është Oleni? Dhurata më e bukur që ke bërë e të kanë bërë?

Olen: Nga 1-10 mund të them 8-9… Më kanë dhuruar një violin që është ndërtuar posaçërisht për mua në Londër.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: