Dredhin hashash dhe alkoolizohen? Dajana Shabani: Preferoj të jem gjithë kohës provokuese sesa vajzë dru

Të helmohesh nga peshku e të thonë se e ke nga pija vetëm në mendjet e vogla ekziston kjo gjë. D-Night filloi mbrëmjen e së Hënës me shumë ritëm dhe energji si në çdo puntatë të sajën.

Gjatë live-t, Dajana Shabani, drejtuesja e programit u ndal te një moment i rëndësishëm ku sqaroi problemin shëndetësor që kaloi gjatë fundjavës. E helmuar nga krudot, fundjavën mesa duket e kaloi pranë serumeve e  një diete të detyrueshme. 

Dajana: Po shikoj në rrjete sociale si për shembull në Tik Tok vajza të cilat dredhin hashash domethënë promovojnë gjëra të këtij lloji dhe gjëra të cilat unë nuk i kam provuar kurrë dhe nuk ka shanse sepse nuk i kam bërë asnjëherë në jetën time.

Do preferoja dhe e ripërsëris se do jem gjithë kohës provokuese sesa vajzë dru, këtë e theksoj dhe e ritheksoj disa herë, sepse unë jam femër dhe do jem femër deri në fund të jetës time.

Por, nuk sëmurem dot sepse nuk e di pse njerëzit mendojnë se kam pirë e jam dehur (që unë nuk jam dehur kurrë në jetën time) ose kam provuar ndonjë substancë.

Në fakt unë jam helmuar nga krudot dhe nuk kisha provuar helmim më të keq se peshku dhe lashë amanete seriozisht e nëse nuk do më vinin doktorët të shtëpia nuk e di se çfarë do të bëja. 

D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni linkun më poshtë: