Kthesë në procesin e Depp, kompania e kozmetikës i nxjerr Amberit gënjeshtrën për grimin
Diçka nuk shkon këtu...
Në gjyqin aktual për shpifje nga ylli i Hollivudit Johnny Depp kundër Amber Heard, avokatja e Heard kishte deklaruar se aktorja kishte përdorur një grim specifik për të mbuluar mavijosjet që Depp i kishte shkaktuar asaj.
Por tani prodhuesi i make-up-it kundërshton. Kjo është e pamundur sepse në kohën kur Heard thuhet se kishte përdorur grimin, seti i përmendur nuk ishte ende në treg.
Në deklaratën e saj të hapjes javën e kaluar, avokatja e Heard, Elaine Bredehoft i tregoi gjykatës një paletë make-up nga marka "Milani".
Ish-gruaja e Depp thuhet se e ka përdorur atë midis 2012 dhe 2016 kur çifti ishte ende bashkë.
Por kompania njoftoi në një video të TikTok se shitjen e produktit e nisi nga dhjetori 2017. Pra, nuk mund të ishte në çantën e Heard-it, siç pretendoi avokatja.
Megjithatë Bredehoft nuk e përmendi drejtpërdrejt kompaninë e kozmetikës kur bëri pretendimin.
Pra, mund të imagjinohet që ajo e tregoi setin vetëm për ilustrim por Heard nuk e përdori pikërisht këtë produkt.
Por nëse do të thoshte kutinë e “Milanit”, Heard mund të kishte probleme.
Është e paqartë nëse dëshmia e kompanisë do të luajë një rol në gjykatë.
Ish-asistentja personale e Amber Heard, Kate James, ka thënë se ajo kurrë nuk e ka parë aktoren të lënduar, të mavijosur apo të fryrë, pavarësisht se është marrë me të në baza ditore për një kohë të gjatë.
Dëshmitarët në anën e Depp gjithashtu thanë në gjykatë se nuk kishin vënë re asnjë mavijosje në fytyrën e Heard-it, edhe kur ajo "nuk ishte grimuar".
Ekipi ligjor i Heard, nga ana tjetër, argumenton se ata nuk mund ta dinin nëse aktorja ishte e grimuar në atë kohë apo jo. Kështu që mbetet e ndërlikuar.
Java e tretë në e gjyqit më të përfolur të vitit është në prag. Johnny Depp ishte në rolin e dëshmitarit ku u mor në pyetje. Amber Heard ende nuk është përballur me të.