Pikturat dhe këpucët, fiksimi i Fjodorës me këto 2 sende kalon parashikimet: Do kisha blerë shtëpi me lekët që kam harxhuar
Të gjithë kemi fiksimet tona në jetë. Fiksimi i moderatores Fjodora Fjora janë këpucët dhe pikturat. E ftuar në "Why?Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati, Fjora tregoi se me lekët që ka harxhuar për këpucë do kishte blerë një shtëpi.
Fjora: Pikturat i kam fiksim. Edhe me këpucët.
Roza Lati: Kur pimë një kafe e pyeta për këpucët sepse kishte veshur një palë shumë të bukura, tha "Roza aq lek sa kam harxhuar për këpucët i kisha blerë 3 shtëpi."
Fjora: E drejtë është, kam harxhuar shumë. 3 ndoshta e kam thënë për humor, por 1 po. I kam fiksim këpucët, harxhoj shumë. Kam harxhuar që kur nuk dija të vija. Shkoja në Amerikë dhe vija me një çantë plot me këpucë që i blija nga 13 dollarë, çfarë të gjeja blija. I kam fiksim. Çdo gjë vazhdon blihet me të njëjtin ritëm.
