“Janë skutha që nuk iu pëlqen as vetja e tyre” Vallë me kë e ka Genta Gjalpi?
Një vajzë pa komplekse, e jeton jetën sipas dëshirës së saj pa e vrarë mendjen se çfarë thonë të tjerët.
E kush nuk e njeh Genta Gjalpin, korçaren e ëmbël ku me natyrën e saj të çiltër ka thyer shumë tabu në Shqipëri.
Dajana: Je një tip shumë social dhe e hapur në mendime dhe gjëra që bën, por je hasur me persona të cilët të bëjnë moralin në Instagram. Çfarë ke për t’iu thënë atyre personave?
Genta Gjalpi: Unë jam 30 vjeç dhe nuk iu them asgjë atyre dhe beso se edhe kur të shkojnë 60 vjeç do të jenë përsëri të njëjtët skutha që nuk iu pëlqen asgjë, madje kur nuk iu pëlqen vetja e tyre nuk pres të më pëlqejnë mua.
Tani këto gratë më acarojnë dhe e di ti që kur shaj këto “tezet” i kam me merak ti marr e ti nxjerr aty, por shumicën e kohës jam qetësuar.
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni linkun më poshtë:
