Dy shqiptaret rrëfejnë si u bënë pjesë e modës botërore
Frosina Bollo dhe Eneida Hasko janë dy vajzat nga Shqipëria të cilat arritën ta bëjnë ëndrrën e tyre realitet. Dikur të dyja ëndërronin të ishin të veçanta, të vishnin fustanin ideal, për të pasur pamjen perfekte.
Një ëndërr që nisi të realizohej, të shkolluara për biznes –financë vajzat në janar të vitit 2020 menduan të ngrinin një sipërmarrje e cila tashmë prek pasarelat e Londrës e Parisit. Të ftuara në emisionin “Jeto me orën” Eneida Hasko dhe Frosina Bollo na rrëfyen për ëndrrën e tyre, tashmë të bërë realitet.
Vajzat njihen së bashku prej 14 vitesh, dhe kjo gjë bëri që rrugët e tyre të jetës ti mbanin shumë të lidhura më njëra-tjetrën. Vajzat së bashku kanë realizuar shumë sfida, pasi e kanë hapur atelien e tyre e në kohën e pandemisë.
E për sa i përket reagimit të njerëzve për këtë atelie online ka qenë shumë pozitive, pasi aty ndërthuren modele moderne dhe tradicionale. Lidhja e tyre me klientët është shumë e afërt sepse ato e realizojnë çdo gjë me dorë sipas dëshirës së çdo klienti. Edhe pse sot vajzat kanë arritur sukses, pas këtij suksesi fshihen një sërë vështirësish si dilema nëse do rezultonte e suksesshme apo do pëlqehej puna e tyre nga klientët.
Në vitin 2020 vajzat morën pjesë në javën e modës në Londër ku provuan dhe emocionet e vërteta të suksesit të tyre dhe në 8 mars të këtij viti u bënë pjesë në ditën e fundit të javës së modës në Paris. Vajzat shprehen se “ Suksesin që kemi arritur as nuk e kemi menduar që mund ta prekim kaq shpejt pasi ne kemi hapur edhe një showroom tonin”.
Një nga stilistet me të cilët vajzat kanë punuar ka qenë Rezarta Skifteri. Ndërsa projekti i radhës do jetë një projekt social, ku do marrin pjesë gra dhe vajza që filimisht do trajnohen e më pas do punojnë aty.
