TikTok, aplikacioni që po i “çmend” të gjithë, aty ku paguhesh sa dyfishi i një rroge mesatare në Shqipëri
Tik- Tok është një rrjet social i cili u krijua fillimisht nga kompania kineze “Byte dance”, një kompani e cila e lançoi për herë të parë këtë rrjet social në vitin 2016 për shtatasit kinezë dhe një vit më vonë Tik- Tok mori përdorim të gjerë dhe jashtë kufijve të Kinës.
Tik-Toku përdoret për të krijuar video të shkurtra me përmbajtje si komedi, kërcime, imitime etj. Ky rrjet social mori një përdorim të gjerë përgjatë viteve të fundit dhe mund të themi që është një rrjet social me përdorim të frikshëm.
Sipas “Sensor tower” në vitin 2019 Tik-Toku ishte aplikacioni më i shkarkuar i mediave sociale duke numëruar kështu më shumë se 1 miliard përdorues dhe mbi 50% e tyre përkatësisht të moshave 18 deri në 24 vjeç.
Për të folur për fenomenet e TikTokut, janë të ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, në RTV Ora, Grines Fezollari dhe Alba LLeshi.
Grines Fezollari: Në fillim kam pasur suport. Ka bullizim në këtë rrjet social. Ka raste kur fëmijët kanë arritur deri në vetëvrasje. Si platformë nuk është aq e sigurt për fëmijët.
Në momentin kur e kam kuptuar që kjo platformë më jep benefite, ka qenë ky vit. Kontenti që unë krijoj i sjell bizneset te unë dhe profili im.
Alba Lleshi: Ka nisur si argëtim dhe mbetet i tillë. Nuk e kam pare asnjëherë si fitimprurës. Kam bashkëpunuar me biznese falas. Fakti që jetoj në SHBA më ka bërë më të lirshme me krijimin e videove.
Unë e përdor shumë fjalën “karagjoze” në video. Kam sjellë video të tilla por edhe me tema të rëndësishme si dhuna ndaj gruas apo problemet në familje.
Grines Fezollari: Një video paguhet dyfish më shumë se një pagë mesatare në Shqipëri.
Alba Lleshi: Një video më merr pak kohë, diku te 20 minuta.
Grines Fezollari: Ka pasur një periudhë që njerëzit shpërndanin urrejtje pa arsye.
Alba Lleshi: Te ky aplikacion kam gjetur veten.
