Vox Pop: Martesa me mblesëri apo dashuri? Ndiqni përgjigjet epike të qytetarëve
A bëhen martesat me mblesëri në kohët e sotme? Kush janë më të shëndetshme? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop sot me Enkin në RTV Ora. Disa nga qytetarët mendojnë se këto martesa janë më të shëndetshme, ndërsa të tjerë janë kundër duke thënë se djemtë dhe vajzat duhet ta zgjedhin vetë partnerin/en e jetës.
"Nuk çaj kokën fare. Tani e kanë çupat në dorë, nuk pyesin as prindër, asgjë. Unë me burrin punonim në një vend të dy, me vjehrrin, me vjehrrën. Unë jam njohur me dashuri, po ishin besnikëritë. E kisha të mirë, më donte, më mori dhe u bëra e me fëmijë. Më mori menjëherë vjehrra, i tha i biri. Kur ka dhe familjen të mirë do jetë dhe djali i mirë. Bëra 3 fëmijë, erdhi koha më tradhtoi. Bëri aksident edhe vdiq. Mua më ka dalë besnik. As femra nuk ruhet as mashkulli."
"Unë jam martuar me mblesëri dhe më ka dalë shumë mirë. Motra u martua me dashuri dhe ai ishte një tradhtar që ja nxiu jetën."
"Po, ekzistojnë. Nuk do pranoja kurrsesi. Do t'i mbushja djalit ose vajzës mendjen që ta zgjedhë jetë. Jeta është e shkurtër, duhet jetuar. Unë jam martuar me dashuri."
"Nuk do pranoja kurrë të martohesha me mblesëri. Nuk i dihet kurrë çfarë fut në krevat. Vërtet burri dhe gruaja janë gjarpërinj në krevat, por imagjino mos ta zgjedhësh vetë këtë gjarpër."
"Unë nuk do martohesha me mblesëri se nuk dihet çfarë na zgjedh familja, por jo se këta që kemi zgjedhur vetë na kanë dalë më të mirë."
"Si ta duan të rinjtë. Unë gjysmë njohje, gjysmë...po jo të bësh dashuri, na pëlqyen edhe u morëm."
"Unë jam martuar me mblesëri dhe kam vuajtur shumë. Në fillim dukej shumë i mirë, por më shkatërroi jetën. Bëra 2 fëmijë dhe tani i kam rrugëve."
"Dashurohen vetë të rinjtë, të rrallë janë. Të thotë djali e vajza vetë. S'ka më , do dëgjoj mendimin e tyre. Unë me mblesëri jam martuar, mirë ka dalë se kam 50 vjet që jam martuar."
