Legjenda ruse sulmon Djokoviç: Serbët që nuk mbështesin Ukrainën, janë të papërshtatshëm

Ka një debat të madh në sport rreth përjashtimit të rusëve dhe bjellorusëve nga aktivitetet e mëdha, ku një prej tyre është Wimbledon.

Numri 1 i botës, Djokoviç doli në mbrojtje të sportistëve nga Rusia dhe Bjellorusia duke deklaruar se kanë të drejtën e tyre të garojnë dhe nuk duhet të përjashtohen.

Por nuk është në një mendje, Gary Kasparov, legjenda ruse dhe botërore e shahut që menjëherë ka sulmuar tenistin serb madje duke i kujtuar dhe luftën.

“Rusia mund të jetë në gjendje të konkurrojë sipas renditjes në Wimbledon, por ata po vrasin nga kombësia. Atletët rusë që nuk e dënojnë luftën shfarosëse të Putinit në Ukrainë e mbështesin atë me heshtje. Dhe një serb që nuk e bën këtë është veçanërisht i papërshtatshëm duke pasur parasysh historinë”, ishte përgjigja në distancë e Kasparov naj Djokoviç duke i kujtuar që edhe Serbia ishte sulmuar nga NATO dhe duke kujtuar një gjë të tillë ata duhet të mbështesnin pikërisht Ukrainën./Ora News/.