"Islami dhuratë për njerëzimin", kryeministri Rama shtron iftar: Kjo tryezë nuk është e tepërt (FOTO)

Kur ka mbetur më pak se një javë agjerim, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtruan mbrëmjen e sotme një darkë iftari.

Iftarit të shefit të qeverisë ju bashkuan politikanë, ambasadorë të akredituar në Tiranë, përfaqësues të komuniteteve fetare, medias, artit e shoqërisë civile.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Rama tha se Islami përveçse një fe e përqafuar nga myslimanët është edhe një dhuratë për mbarë njerëzimin.

Rama: Kënaqësi e veçantë rikthimi në Tryezën e Iftarit pas dy vjetësh të paprecedentë nën sulmin e pandemisë. I lehtë dhe i pranuar agjërimi për të gjithë besimtarët.Më ka munguar ky takim sepse Tryeza e Iftar prej vitesh ka ushqyer tek unë një ndjesi paqeje. Faleminderit që keni ardhur dhe në emër të Lindës, gjysmës më të mirë time. Edhe në këtë rast nuk do mungojnë përqeshjet të cilat i ushqen një injorancë ulëritëse mbi islamin në veçanti. Nuk ka nevojë as të jesh mysliman që të ulesh në Tryezën e Iftarit dhe të marrësh prej saj ushqimin lehtësues.

Islami është përveçse një fe e përqafuar nga myslimanët edhe një dhuratë për mbarë njerëzimin. Është gjynah ta refuzosh si besim ndaj vetes rreth asaj që duhet të jesh. Nëse Zoti do të donte, do të na bënte një bashkësi, por na bëri të ndryshëm. Jemi sot në një tryezë të rrethuar nga njerëz me dhunti e bindje të ndryshme. Kjo tryezë nuk është e tepërt, por në vendin e kohën e saj të qytetarisë, në një botë që progresi e teknologjia nuk e kanë bërë të panevojshëm besimin, por kanë bërë të kundërtën.

Kryeministri ju drejtua të ftuarve të tij dhe me disa shprehje të Kuranit, për islamin.

“Zoti qoftë me ne, me familjet tuaja, me Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Rama në mbyllje të fjalës së tij.

Muaji i Ramazanit përfundon në datën 1 Maj dhe kulmon me festën e Bajramit të Madh.

"Islami dhuratë për njerëzimin", kryeministri Rama"Islami dhuratë për njerëzimin", kryeministri Rama"Islami dhuratë për njerëzimin", kryeministri Rama"Islami dhuratë për njerëzimin", kryeministri Rama"Islami dhuratë për njerëzimin", kryeministri Rama"Islami dhuratë për njerëzimin", kryeministri Rama"Islami dhuratë për njerëzimin", kryeministri Rama"Islami dhuratë për njerëzimin", kryeministri Rama"Islami dhuratë për njerëzimin", kryeministri Rama"Islami dhuratë për njerëzimin", kryeministri Rama"Islami dhuratë për njerëzimin", kryeministri Rama"Islami dhuratë për njerëzimin", kryeministri Rama"Islami dhuratë për njerëzimin", kryeministri Rama"Islami dhuratë për njerëzimin", kryeministri Rama"Islami dhuratë për njerëzimin", kryeministri Rama"Islami dhuratë për njerëzimin", kryeministri Rama