"Dikur ka qenë sfidë", Fjodora Fjora tregon në "Why?Not" hapat e parë të karrierës

I ka dedikuar pafund emisione femrave shik, çdo gjëje  që ka klas dhe është shik. Moderon prej më shumë se dy dekadash. Bëhet fjalë për  Fjodora Fjorën, e cila ishte e ftuar në "Why?Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati. Në studio, Fjora tregoi sfidat që nga nisja e karrierës e deri ku ndodhet sot.

Fjora: Dikur ka qenë sfidë. Sfidë televizioni, sfidë gazetari sepse ne ishim të parët të cilët startuam televizionet e para që u hapën në Shqipëri dhe çdo ishte nga A-ja, njerëz pasionantë, njerëz të bukur, njerëz të cilët e kishin me shumë dëshirë këtë hapjen.

Fillimi sido që të jetë, viti '98-'99 sa kishin dalë televizionet e para, më pas vazhduan me radhë, u hap Klan ku unë u pozicionova. Kanë qenë njerëz, sot janë emrat më të rëndësishëm, duke filluar edhe në nivele shumë të larta drejtuese. Sfidë, gjëra për tu mësuar, gjëra të cilat nuk i kishim përjetuar ndonjëherë.