"Donald Veshaj po shtrydhej", për kë e kishte fjalën Anaid Kaloti?

Anaid Kaloti, fitues i Big Brother 6, ishte shumë aktiv gjatë BBVA duke çuar parashuta dhe surpriza për Donaldin. I ftuar në "Why?Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati, Kaloti tha se e bëri këtë sepse Donaldi "po shtypej". Sipas tij, për shkak edhe të presioneve, ai kishte një depresion të lehtë.

Anaid Kaloti: Ne e bëmë që t'i bënim të kuptonin diçka. Duke qenë se unë kam qenë dhe pjesë e lojës aty, mendoja që po shtrydhej pak si shumë ai djalë. Kaloi në një fazë që edhe pse njerëzit nuk po e kuptonin, por kishte një depresion të lehtë. Po mendonte të largohej dhe ta linte.

I çuam një lloj sinjali, i cili përveçse nuk na dha ndonjë feedback, se unë Donaldin s'e kam takuar akoma që kur ka dalë nga shtëpia, prej asaj kemi marrë dhe ban në institucionin ku zhvillohej spektakli i psikiatrisë, se ashtu e quaj atë unë. Kam marrë ban të tipit person "non grata" e thënë ndryshe, edhe pse unë kam dhënë kontributin tim maksimal, kam qenë aty sa herë më ka thirrur Top Channel, me shpenzimet e mia, kurrë nuk kam kërkuar shofer, 2-3 emisione brenda ditës ndonjëherë kur kishte përplasje.