Mbrojtësi i Kombëtares gjunjëzon Barcelonën në “Camp Nou” (Video)

Rayo Vallecano regjistron një fitore historike në “Camp Nou” ku kaloi Barcelonën 1-0 duke rikthyer krizën në Katalonjë ku u mendua se hijet e zeza po largoheshin pas triumfit në Pamplona.

Skuadra nga periferia e Madridit shtangu Xavin me një gol të Garcia që Barcelona nuk arriti ta zhvlerësonte. Paraqitje fantastike edhe për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Ivan Balliu i cili u aktivizua në krahun e djathtë dhe u ndëshkua madje me një karton të verdhë por arriti të rezistonte deri në fund ashtu si e gjithë mbrojtja mike.

Me këtë fitore, Rayo ngjitet në mesin e artë të klasifikimit ndërsa Barcelona mbetet në të dytin me 63 pikë duke i lejuar Realit luksin e një barazimi në ndeshjen e radhës për të zyrtarizuar titullin kampion.