Jurgen Klopp beson te titulli, Liverpool triumfon në derbin e qytetit (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2022, 19:33
Liverpooli nuk i ndahet Manchester City-t në betejën në distancë për titullin kampion që këtë sezon në Angli po merr përmasa spektakolare. Vetëm një pikë rikthehet diferenca edhe pas javës së 33-të me 5 ndeshje të mbetura në lojë.
Liverpool fitoi edhe derbin e Merseyside me rezultatin e pastër 2-0 dhe gola të Roberston e Origit në pjesën e dytë, për të vulosur kapitullimin e skuadrës tjetër të qytetit port, Evertonit.
Fitore pa derdhur shumë djersë për të besuarit e Jurgen Klopp që kalojnë një tjetër pengesë por duhet të shpresojnë edhe në një tjetër hap fals të “citizens” për të shpresuar tek titulli kampion.
