Mosmarrëveshja për Brexit kërcënon miliona euro kërkim shkencor në Mbretërinë e Bashkuar
Këshilli Evropian i Kërkimeve u ka shkruar 98 shkencëtarëve dhe akademikëve të cilët janë miratuar së fundmi për 172 milionë euro grante, duke u thënë atyre se, nëse anëtarësimi i asociuar i Mbretërisë së Bashkuar në programin Horizon Europe nuk ratifikohet, ata nuk do të kenë të drejtë për të tërhequr paratë.
Horizon Europe është programi kryesor i financimit të BE-së për kërkimin dhe inovacionin .Shkak për këtë është bërë mosmarrëveshja mbi protokollin e Irlandës së Veriut.
Në vend që të kryheshin kontrolle përgjatë kufirit Irlandez, përmes protokollit u ra dakord që çdo inspektim dhe kontroll i dokumenteve do të bëhej midis Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe (Angli, Skoci dhe Uells).
Kjo u lejua pasi u ra dakord që Irlanda e Veriut do të vazhdojë të ndjekë rregullat e BE-së për standardet e produkteve.
Sekretari i atëhershëm i Brexit, David Frost, u përpoq shumë për të marrë anëtarësimin e asociuar në Horizon Europe si pjesë e negociatave të marrëveshjes tregtare në vitin 2020 , por ratifikimi u vonua sepse Mbretëria e Bashkuar nuk arrin të zbatojë protokollin e Irlandës së Veriut.
Shkencëtarët kanë thënë se tani po përpiqen të gjejnë institucione alternative të BE-së për të pritur financimin.

