Në përgjigje të ndihmës për Ukrainën, Rusia dëbon 40 diplomatë gjermanë

Rusia ka shpallur “persona të padëshiruar” 40 diplomatë gjermanë dhe në këtë mënyrë ka urdhëruar dëbimin e tyre.

Të hënën, ambasadori gjerman në Moskë mori një letër proteste kundër politikës jomiqësore të Berlinit në lidhje me luftën në Ukrainë. 

Ministria e Jashtme në Moskë tha se kritikoi gjithashtu dëbimin e 40 diplomatëve rusë nga Berlini në fillim të prillit.

Më 4 prill, qeveria federale vendosi të "deklarojë një numër të konsiderueshëm anëtarësh të Ambasadës ruse si të padëshirueshëm, të cilët punonin çdo ditë këtu në Gjermani kundër lirisë sonë dhe kundër kohezionit të shoqërisë sonë", pati deklaruar Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Sipas informacioneve të agjencisë gjermane të shtypit, numri i korrespondon rreth një të tretës së trupit diplomatik gjerman në Rusi.