BE me plan të ri për ndalimin e kimikateve të rrezikshme
Komisioni Evropian publikoi të hënën "udhërrëfyesin" e tij për eliminimin e mijëra substancave të rrezikshme deri në vitin 2030.
Mijëra kimikate potencialisht të dëmshme do të ndalohen së shpejti në Evropë sipas kufizimeve të reja të planifikuara nga Bashkimi Europian.
Kjo ka ardhur dhe si rezultat i alarmit që ngritën shkencëtarëtnë fillim të këtij viti për nivelet e ndotjes kimike.
Sëmundjet që lidhen me ndotjen e mjedisit mendohet se po i shtyn speciet e balenave në prag të zhdukjes. Gjithashtu ndotja kimike ka influencuar dhe për rënien e normave të fertilitetit njerëzor dhe konsiderohet si shkaktar i 2 milionë vdekjeve në vit.
Udhërrëfyesi i Kufizimeve për Pesticidet i BE-së, i publikuar të hënën u konceptua si hapi i parë për të ndryshuar këtë situatë duke nxjerrë jashtë ligjit substancat toksike të lidhura me sëmundjet kanceroze, ndërprerjet hormonale, obezitetin, diabetin dhe sëmundje të tjera.
Plani fokusohet në të gjitha klasat e substancave kimike. Por, grupet e industrisë argumentojnë se përqendrimi i skemës në grupe kimikatesh mund të ndikojë në produktet e zakonshme si kremrat e diellit dhe parfumet, të cilat mund të përmbajnë një mori substancash të tilla.
Komisioneri i mjedisit i BE-së, Virginijus Sinkevičius, tha se kufizimet e reja “synojnë të reduktojnë ekspozimin e njerëzve dhe mjedisit ndaj disa prej kimikateve më të dëmshme, duke adresuar një gamë të gjerë të përdorimeve të tyre – industriale, profesionale dhe në produktet e konsumit”.

