Shpërthejnë protestat në Paris dhe Lion pas rizgjedhjes së Macron si President, shikoni VIDEO-n

Macron i Francës mundi Le Pen në një balotazh, duke fituar një mandat të dytë pesëvjeçar në postin e Presidentit.

Macron fitoi me një diferencë të kosdiderueshme, shkalla e abstenimit pritej të ishte në nivelin më të lartë që nga viti 1969, me një pjesë të konsiderueshme votuesish që nuk ishin të gatshëm të votonin as për Macron, as për Le Pen.

Shpërthejnë protestat në Paris dhe Lion pas rizgjedhjes së

Pas këtij rezultati demonstruesit dolën në rrugët e Parisit dhe në Lion në protestë kundër fitores së zgjedhjes së Macron si President në përballje me rivalen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen.

Protestuesit hodhën fishekzjarrë në një makinë policie në Lion, ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës dhe sulmoi dhjetëra të mbledhur në sheshin Republika në Paris.