Horror në një banesë në Londër, tri gra dhe një burrë gjenden të vrarë më thikë, në pranga një 20 vjeçar

Tre gra dhe një burrë u vranë me thikë në një shtëpi në juglindje të Londrës dhe policia ka arrestuar një 20-vjeçar si të dyshuar.

Viktimat, të cilët me sa duket njiheshin me njëri-tjetrin, u gjetën nga policia në orët e para të ditës së sotme, pasi fqinjët informuan autoritetet për një "trazira" në Southwark, një lagje në jug të Thames.

Brenda shtëpisë, policia gjeti katër persona të vdekur. Të tre gratë ishin të moshës 60-të, 40 dhe 30 vjeç dhe burri 60.

Njëra nga tre gratë, përkatësisht viktima 60-vjeçare u identifikua si Dolet Hill, një ish-punonjëse e Spitalit Guy's, e cila sapo kishte kryer mes sukses një operacion për kancerin.

Colin Wingrove, një zëdhënës i policisë së Londrës, tha se një i dyshuar ishte arrestuar në vend dhe autoritetet nuk po kërkonin të dyshuar të tjerë për vrasjet.

Policia thuhet se u thirr në pronë në rrugën Delaford në orën 13:40 dhe janë detyruar të futen me forcë në zonë, ku kanë gjetur të vrarë katër personat. 

“Me shumë mundësi nga një thikë. Megjithë përpjekjet e shërbimeve të urgjencës, të katër personat – tri gra dhe një burrë humbën jetën nga  plagët e marra”, tha zëdhënësi i policisë.

Nuk është sqaruar se cila ishte marrëdhënia mes viktimave dhe autorit dhe as cili ishte motivi.

Një fqinj që jeton pranë pronës ku u gjetën viktimat tha se ai u zgjua nga sirenat e policisë dhe një helikopter që fluturonte mbi zonë.

 “Është tragjike. Ti i dëgjon të gjitha këto, por kurrë nuk mendon se do të ndodhë pranë pragut tënd”, tha ai.