“Deputetja hapi këmbët për të shpërqendruar kryeministrin” Johnson: Burimet e lajmit mizogjenist do të ndëshkohen

Kryeministri Boris Johnson ka sugjeruar masa disiplinore ndaj burimit të pretendimeve "mizogjiniste" në lidhje me nënkryetaren e Laburistëve në një artikull gazete të së dielës.

Ai dënoi pretendimin që Angela Rayner u përpoq ta shpërqendrojë atë në Parlament duke kryqëzuar dhe hapur këmbët e saj.

Sipas mediave disa deputetë të paidentifikuar konservatorë e kishin bërë këtë pretendim. Johnson kërcënoi se do të lëshonte "tmerret e tokës" mbi burimin që qëndron pas komenteve të tilla.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të hënën, kryeministri u tha gazetarëve se ishte e vështirë të thuhej nëse kishte një problem kulturor në Parlament, por e përshkroi historinë e zonjës Rayner si akt të tmerrshme seksist dhe mizogjen.

“Menjëherë rashë në kontakt me Angela-n dhe patëm një shkëmbim shumë miqësor”, tha Johnson.

Downing Street nuk do të kërkojë një hetim se kush i bëri komentet për gazetën.

Zonja Rayner e hodhi poshtë historinë si një "njollosje të çoroditur" që tregon se gratë në politikë përballeshin çdo ditë me mizogjininë.

Të dielën, Johnson kritikoi komentet duke postuar në Twitter:

"Aq sa nuk jam dakord me Angela Rayner për pothuajse çdo çështje politike, aq e respektoj atë si një parlamentare dhe e dënoj mizogjininë që i drejtohet në mënyrë anonime sot."

Një burim i Doëning Street konfirmoi për BBC se kryeministri kishte kontaktuar privatisht me zonjën Rayner me mesazh me tekst për të përsëritur atë që ai tha në postimin e tij publik në Twitter.

Ministri i Teknologjisë Chris Philp tha se deputetët konservatorë që kanë këto pikëpamje mund të përballen me "pasoja të rënda" nëse identifikohen.

Një grup politikanësh, duke përfshirë deputete femra konservatore, kanë folur gjithashtu në mbështetje të zonjës Rayner.