Rusia dëbon 30 funksionarë italianë, Italia garante mes Moskës e Kievit

Rusia ka marrë vendimin e dëbimit të 30 funksionarëve italianë me pasaportë diplomatike në Moskë, një kundërpërgjigje ndaj të njëjtit vendim që Italia mori më 6 prill në fokusin e sanksioneve europiane ndaj qeverisë së Putin e pushtimit ndaj Ukrainës.

30 funksionarët italianë brenda pak orëve, duhet të largohen nga territori rus. 

Eshtë ky i njëjti numër me 30 diplomatët rusë që Italia dëboi pak javë më parë si persona të lidhur me shërbimet sekrete në shërbim të Putin me koperturë fiktive punësimin diplomatik,

Ndërkohë nga Ukraina, Presidenti Zelensky është në pritje që kryeministri italian Draghi të mbërrijë në Kiev dhe sheh tek Italia një arbitër e ndërmjetës të fuqishëm në gjetjen e armëpushimit e të paqes.

"Pres Draghin në Kiev e falenderoj Italinë që është krah nesh si politikisht ashtu dhe me ndihmën në armë" ka deklaruar dje Zelensky. 

Makina diplomatike italiane po lëviz për të gjetur sinjale shprese në konfiktin e luftës mes Moskës e Kiev.

Gjatë orëve të fundit janë bërë më intensive kontaktet e komunikimit mes Italisë e Turqisë e shumë shpejt pritet të zhvillohet një takim i lartë institucional mes ministrit të Jashtëm italian Ljuigi Di Maio e homologut turk Mevlüt Çavuşoğlu.

Objejtivi: Përgatitja e një tavoline pune me negociata më të besueshme mes Rusisë e Ukrainës. 

Turqia synon të ketë partner në këtë operacion diplomatik dhe Italinë e për ministrin italian De Maio, kjo mund të jetë një rrugë e frutshme pasi Turqia është i vetmi vend i NATO-s që gjatë këtyre javëve të luftës ka vazhduar komunikimin me Moskën.

"Për konsensusin e të gjithëve dhe i të dyja palëve, Italia do të jetë vendi garant i marrëveshjes së sigurizë e neutralitetit të Ukrainës", ka deklaruar kreu i diplomacisë italiane.

Dy ditë më parë ka qënë ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov i cili u shpreh se "Rusia nuk është kundër vendeve garante propozuar nga Kiev, e Italia është një nga këto vende.

Për momentin kryeministri italian Mario Draghi vazhdon të jetë i infektuar nga Covid 19 e vizita në Kieve duhet të pres disa ditë, ndërsa samiti mes ministrit të jashtëm italian e atij turk pritet të mbahet brenda pak orëve e ndoshta, por ende e pa konfirmuar mund të paraprijë takimin mes Draghit e Erdogan me synim gjetjen e zgjidhjes më konflikitn Rusi-Ukrainë.