Putin kërcënon me armë nukleare, Trump: Po të isha president, ai s’do guxonte ta bënte
Sipas ish-presidentit Trump, Vladimir Putin kërcënon me armë bërthamore sepse liderët aktualë, përfshirë presidentin Biden janë të dobët dhe frikësohen kur ai përmend armët nukleare dhe nëse do të ishte ai në Shtëpinë e Bardhë, presidenti rus nuk do guxonte ta bënte.
Ish-presidenti Donald Trump thotë se liderët aktualë botërore janë budallenj dhe të frikësuar nga armët bërthamore të Putinit duke iu përulur presidentit rus.
Republikani shtoi se kjo është arsyeja pse Putin po i bën këto veprime dhe deklarata tani.
Donald Trump: "Putin përdor fjalën N, fjalën nukleare gjatë gjithë kohës. Kjo është një jo-jo, nuk duhet ta bësh këtë. Ai e përdor atë çdo ditë. Dhe çdokush është kaq i frikësuar, kaq shumë. Dhe ndërsa ata frikësohen ai e përdor atë fjalë edhe më shumë. Prandaj po i bën këto gjëra aktualisht, sepse ai mendon se askush nuk do ta sulmojë ndonjëherë, sepse ata janë të gjithë budallenj dhe kanë frikë të flasin rreth kësaj."
Komentet, ish-presidenti i ShBA-ve i bëri në një intervistë të shumëpërfolur për moderatorin britanik Piers Morgan.
I pyetur nga Morgan se çfarë do të bënte nëse do të ishte në presidencë situatën aktuale në Ukrainë, Trump u shpreh se do të demonstronte forcën që SHBA-të disponojnë sa i përket armëve.
Donald Trump: "Unë do të thosha se ne kemi shumë më tepër se ju. Jemi shumë, shumë më i fuqishëm se ju. Dhe nuk do ta përdorësh më atë fjalë. Nuk ke për ta përmendur më kurrë fjalën bërthamore. Nëse e bën do kesh probleme."
Ish-presidenti edhe pse mbajti një qëndrim më të butë se Uashingtoni zyrtar për luftën, e dënoi agresionin rus më pas he madje iu bashkua deklaratës së Biden se në Buça është kryer gjenocid.