VIDEO/ Zjarr në një depo nafte në qytetin Bryansk të Rusisë

Dy zjarre shpërthyen herët në mëngjes të hënën në qytetin rus të Bryansk, afër kufirit me Ukrainën, sipas medieve ruse të cilat cituan shërbimet e urgjencës.

Thuhet se një depo nafte ka marrë zjarr, ndërsa vendndodhja e dytë nuk u bë e ditur.

Zyrtarët thanë se askush nuk u lëndua dhe nuk ka plane për të evakuuar personat në zonë.

Ende nuk dihet arsyeja e zjarreve dhe nuk pati asnjë indikacion të menjëhershëm nëse ato kishin lidhje me luftën në Ukrainë, megjithëse Rusia e ka akuzuar më parë Ukrainën për një sulm ajror në të njëjtin rajon.

Banorët atu pranë i thanë agjencisë së lajmeve Ria se dëgjuan dy shpërthime.

VIDEO/ Zjarr në një depo nafte në qytetin Bryansk të

Ata gjithashtu se nuk kishin parë helikopterë të fluturonin në zonë në kohën kur u dëgjuan shpërthimet.

Në rrjetet sociale janë shfaqur video të cilat duket se tregojnë dy zjarre të mëdha në qytet. BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur videot.