Zelensky falënderon SHBA-në për "ndihmën e paprecedentë" për Ukrainën
Presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky ka vlerësuar ndihmën e "paprecedentë të SHBA-së për Ukrainës."
Zyra e Zelenskyt publikoi një deklaratë pas takimit në Kiev midis Presidentit urkainas, sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken dhe sekretarit amerikan të mbrojtjes Lloyd Austin.
"Unë do të doja të falenderoja Presidentin Joe Biden personalisht dhe në emër të gjithë popullit ukrainas për udhëheqjen e tij në mbështetjen e Ukrainës, për pozicionin e tij të qartë personal. Falenderoj të gjithë popullin amerikan si dhe Kongresin për mbështetjen. Ne e shohim, e ndjejmë."
Zelensky diskutoi gjithashtu forcimin e sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë, thuhet në deklaratë.
"Ne e kuptojmë se cilët duhet të jenë hapat e ardhshëm në këtë rrugë. Dhe ne llogarisim në mbështetjen e partnerëve tanë," tha Zelensky, sipas deklaratës, shkruan CNN.
