Blinken flet pas takimit me Zelenskyn: Ukrainasit qëndrojnë të fortë, SHBA do t'i mbështesë deri në suksesin përfundimtar
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka ndarë detaje nga udhëtimi i tij në Kiev.
Ai e quajti udhëtimin si një mundësi për të demonstruar mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës për qeverinë ukrainase.
Blinken tha se gjatë takimit me zyrtarët, Zelenksy shprehu vlerësimin e tij për udhëheqjen e Presidentit Biden dhe bujarinë e SHBA-së ndaj Ukrainës.
Blinken shton se Rusia po përpiqet të brutalizojnë pjesë të Ukrainës, pro ukarinasit po qëndrojnë të fortë.
Sipas tij, Moska po dështon në qëllimet e saj të luftës, ndërsa Ukraina po ia del.
Blinken tha: Përfundimi është ky. Ne nuk e dimë se si do të shpaloset pjesa tjetër e kësaj lufte, por ne e dimë se Ukraina duhet të jetë sovrane dhe e pavarur. Mbështetja jonë për Ukrainën do të vazhdojë derisa të shohim suksesin përfundimtar.
Duke vazhduar me komentet e tij pas përfundimit të vizitës në Kiev, Blinken tha se ai dhe sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin morën një tren nga Polonia për në Kiev, ku takuan Zelenskyn.
Gjatë vizitës të së dielës, 24 prill, SHBA njoftoi se do të jepje 700 milion dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën.
Departamenti i Shtetit tha gjithashtu se diplomatët amerikanë do të fillojnë të kthehen në Ukrainë këtë javë. Blinken thotë se SHBA do të vendosë me kujdes se kur të rihapë ambasadën në Kiev, shkruan BBC.
Blinken e përfundoi fjalën e tij duke thënë se foli me shefin e OKB-së për t'i dhënë një mesazh shumë të fortë Presidentit rus Putin për t'i dhënë fund luftës.
