Brigitte Macron: Të gjithë duam që gjërat të ndryshojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2022, 22:29
Menjëherë pas fjalimit të Presidentit të rizgjedhur Emmanuel Macron, gruaja e tij që do të jetë Zonjë e Parë e Francës për 5 vitet e ardhshme, i tha televizionit francez se rizgjedhja e burrit të saj përfaqëson "një nder të jashtëzakonshëm".
Ajo thotë se ai është gati për një mandat tjetër presidencial pesëvjeçar.
“Të gjithë duam që gjërat të ndryshojnë”, tha ajo, “e uroj me gjithë zemër”.
Me sigurimin e një mandati të dytë, ajo thotë se burri i saj "ka hyrë në histori" dhe ajo shton se është "shumë e lumtur" për të.
Brigitte thotë se Macron ka "ambicie për Francën".
"Ai do të bëjë gjithçka për të arritur atje," shton ajo, "kam një besim të jashtëzakonshëm tek ai."
