Gara për në Élysée, Burimi: Fiton Macron se nuk ka alternativë, si Rama në Shqipëri

Analisti, Genc Burimi, parasheh një rezultat zgjedhor pa shumë surpriza në presidencialet e Francës.
 
Burimi: Janë votuesit që abstenojnë që kanë çelësin e këtyre zgjedhjeve ndonëse për mendimin tim Macron dot ti fitojë. Kjo u pa që në duelin mes dy kandidatëve të mërkurën e kaluar. Macron ishte superior, ka avantazhin jo vetëm që nuk ka teza emtremiste por tashmë me 5 vjet eksperiencë në Élysée. Franca, Europa dhe bota janë në moment krize dhe nuk është momenti të bësh ekeperimente me personazhe si Le Pen. Po ashtu dhe Macron grumbullon shumë antipati te ata që kishin menduar se me këtë president të ri para 5 vitesh Franca do të bënte një hop shumë të madh përpara. Kjo nuk ndodhi. Ky është diskursi edhe i Le Pen. Ajo mendon se fuqia blerëse mund të rritet vetëm duke rilokalizuar prodhimin vendas, të mos blesh më jashtë, për të stimuluar prodhimin vendas. Njëjtë siç bëri dhe Trump në Amerikë.

Në një lidhje me skype për Rtv Ora me gazetaren Besmira Pelushaj ai thotë se Macron do të sigurojë një tjetër mandat në Élysée jo për meritë, por për shkak të mungesës së alternativës për francezët.

Burimi: Le Pen korrigjoi një program që dështoi para 5 vitesh kum propozonte daljen hnga Europa dhe euro. Sot propozon diçka më në Francë por është një populizëm shumë i majtë. Ekstrem i djathtë me teza majtiste në ekonomi. Në Francë njerëzit nuk janë naivë, si mund të premtosh kaq gjëra demagogjike pa pasur mbrapa një financim serioz. Programi i saj është utopik, nuk është i besueshëm. Macron nga ana e tij nuk premton asgjë, ka një program bosh. Është vazhdimësi e asaj që ka nisur dhe nuk ka një vizion për Francën në 10-15 vitet e ardhshme. Por do të fitojë si Rama në Shqipëri se nuk ka një tjetër alternativë të besueshme.

Sipas tij në këtë raund të dytë nuk luhet për Presidentin por për fatin e Le Pen në politikë dhe po ashtu për zgjedhjet parlamentare.

Burimi: Ajo që luhet sot për Le Pen është do të mundet me pak pikë diferencë apo me shumë pikë diferencë. Kjo do përcaktojë vazhdimësinë e Le Pen në politikë. Në Macron fiton thellë e ka të garantuar dhe një fitore të thellë në zgjedhjet legjislative. Në Francë drejton ekzekutivi jo Presidenti.Nëse siguron një mazhorancë të gjerë mund të vërë në jetë ato politika që ka premtuar.