Francezët zgjodhën, Emmanuel Macron siguron një mandat të dytë si President
Me 58.2% të votave, Emmanuel Macron, u zgjodh President i Republikës për pesë vitet e ardhshme në Francë.
Rezultatet në zgjedhjet presidenciale franceze janë me të. Presidenti aktual, Emmanuel Macron, i cili ishte favorit për të fituar, ka siguruar një mandat të dytë me 58% të votave, sipas projeksioneve të televizioneve franceze.

Ndërkohë Marine Le Pen ka marrë 42% të votave.
Projeksionet e përgatitura nga mediat franceze janë kombinim i rezultateve reale dhe atyre të sondazheve, andaj konsiderohen tejet të besueshme.
Brohoritjet e mbështetësve të Macron shpërthyen nën Kullën Eifel ndërsa u shpallën rezultatet.

"Macron, President" brohoritën ata.
Në anën tjetër, mbështetësit e Le Penit janë dëgjuar bërtitën me zemërim teksa morënvesh lajmin.
Fitorja e pro-evropianit Macron mund të konsiderohet nga disa si pushim nga ngjarjet që kanë goditur politikën kohën e fundit, përfshirë largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe rritjen e një gjenerate të liderëve nacionalistë.
Macron është bërë presidenti i parë në historinë moderne të Francës që ka fituar mandat të dytë dhe ka shumicë parlamentare.
Franca mban zgjedhjet e reja për Parlament në muajin qershor dhe situata mund të ndryshojë, mirëpo tani për tani ai mund të vazhdojë të çojë përpara politikat e tij të brendshme dhe ato ndërkombëtare.
Çfarë parashikuan sondazhet?
Sipas katër sondazheve të kryera të dielën nga katër institute me reputacion të sondazheve në Francë, Emanuel Macron pritet të sigurojë 55% deri në 58% kundrejt 42% deri 45% të Marine Le Pen.
Më konkretisht, rezultatet e sondazheve janë si më poshtë:
Harris Interactive: 55% për Emanuel Macron - 45% për Marine Le Pen.
Ifop: 56% për Emanuel Macron - 44% për Marine Le Pen.
OpinionWay: 58% për Emanuel Macron - 42% për Marine Le Pen.
BVA: 57% për Emanuel Macron - 43% për Marine Le Pen.
