Durrës/ I dënuar me dy vite burg për mashtrim, arrestohet 53-vjeçari i shpallur në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2022, 12:30
Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Durrësit.
Arben Kupi, 53 vjeç, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim.
Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Pas denoncimeve të tjera të bëra nga qytetarët, për mashtrime nga ky shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mars të vitit 2021, i ka caktuar atij masën e sigurisë "Arrest në burg", për njëjtën vepër penale.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.
