Maliq/ Makina përplas këmbësorin në fshatin Drithas, ndërron jetë në spital
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 24 Prill 2022, 11:25
Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas, Maliq.
Lorenc Tome, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, duke drejtuar mjetin tip "Benz" ka aksidentuar këmbësorin Kujtim Azizi, banues në Rëmbec, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.
Lorenc Tome u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
