"Krishti u ngjall", pas 2 vitesh pandemi besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët

Krishti u ringjall.

Besimtarët ortodoksë kremtojnë këtë të diel Pashkën. Festën që simbolizon triumfin e jetës mbi vdekjen, e të mirës mbi të keqen.

Në mesnatë shumë prej tyre ju drejtuan kishave për të ndjekur meshën e rastit dhe kryer ritet fetare.

Në Korçë heqja e kufizimeve të pandemisë rikthehu në katedralen “Ringjallja e Krishtit” qindra besimtarë.

Ndezën qirinj dhe u lutën për shëndet teksa morën me vete flakën e shenjtë që simbolizon dritën e jetës.

"Gëzuar Pashkët, shëndet."

"Gëzuar Pashkët, shëndet, mbarësi, çdo gjë të mirë."

"Zoti ekziston, Zoti na shpëton."

"Qofshin të gëzuar, të lumtur dhe të gjtihë të mirat të kenë në jetë."

"O Zot të na prijë e mbara gjithmonë."

Në Elbasan mesha u drejtua nga Mitropoliti i Elbasanit Shpatit dhe Librazhdit Andon Merdani.

"Zoti e mundi vdekjen, Krishti u ngjall."

Ceremonia e Pashkës u kremtua edhe në Berat, Fier, Lushnje e Gjirokastër.

Pashka është një nga festat më të rëndësishme të besimtarëve të krishterë. Kujtohet ringjallja e Krishtit tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.