VIDEO/ Nusja lidh për qafe dhëndrin dhe e tërheq si qen në dasmë

Një video aspak e zakontë, ku një nuse hyn në dasmë duke tërhequr si qen burrin e saj të lidhur me zinxhir në qafë është bërë virale në Tik-Tok.

Tra Alexander dhe gruaja e tij, nga Gallatin, Tennessee , u martuan në fillim të prillit në një ceremoni ku morën pjesë familjarët dhe miqtë.

Por hyrja nuk ishte aspak e zakontë. Dhëndri kërcente nën tingujt e Atomic Dog të George Clinton, ndërsa gruaja e mbante të lidhur me zinxhir në qafë.

Çifti u përball me kritika të shumta, pasi shumica e komentuesve e quanin "raciste dhe të çuditshme."

Por duke folur për Daily Dot , Alexander shpjegoi se kënga ishte një shaka që ai ndau me vëllezërit e motrat e tij dhe se zinxhiri ishte një shenjë e faktit që gruaja e tij 'e kishte bërë më në fund' pas gjashtë vitesh lidhje të martohej.

Skena e çuditshme tregoi Aleksandrin duke ecur në dysheme, duke u fërkuar me nusen e tij dhe duke urinuar mbi të si një qen mashkull.

Ndërkohë, gruaja e tij ecte rreth e qark lokalit dhe e drejtonte atë.

Anëtarët e familjes brohorisnin çiftin dhe kërcenin me entuziazëm rreth tyre.