Rusia pretendon se ka goditur 1 avion dhe 3 helikopterë ukrainas

Rusia thotë se ka rrëzuar një avion luftarak ukrainas Su-25 dhe ka shkatërruar tre helikopterë Mi-8 në rajonin e Kharkiv.

Në përditësimin e saj të fundit, ministria e Mbrojtjes pretendoi një sërë suksesesh pasi forcat e saj ajrore shënjestruan objekte të shumta ushtarake ukrainase gjatë natës.

 BBC nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet. Pala ukrainase nuk ka dhënë ende asnjë koment për këto pretendime.

Më herët, Britania e Madhe ka thënë se Rusia ka dështuar të fitojë territor  gjatë 24 orëve të fundit, pavarësisht rritjes së aktivitetit nga forcat e saj.