Zgjedhjet në Francë, të dielën vendoset se kush do të drejtojë presidencën

Të dielën në Francë do të vendoset fati i presidencës. Emmanuel Macron i konsideruar pro evropian synon të marrë një mandate të dytë përballë politikanes të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen.

Deri më tani edhe pas daljes në balotazh sondazhet favorizojnë kreun aktual të shtetit edhe pse me një rënie krahasuar me rezultatin e pesë viteve më parë.

Sipas rezultateve pro tij janë shprehur 54-56 për qind të votuesve,  krahasuar me 66.1 për qind që ai kishte në vitin 2017.

Megjithatë gara do të jetë e fortë deri në fund, ndërsa ekspertët shprehen se do të jenë zgjedhësit e majtë ata që do të jenë vendimtarë në këto votime duke shtuar se Macron është më pak i preferuar prej tyre.

Sipas tyre për shkak se edhe diferenca me vota do të jetë e ulët, 5 vjecari i ardhshëm do të jetë tejet i vështirë, madje nuk përjashtohen as protestat e shpeshta.

Kjo duke nisur jo vetëm nga qëndrimet e tyre për reformat, por edhe për shkak të krizës së rritjes së cmimeve të ushqimeve dhe të energjisë.

Sipas të dhënave zyrtare votimet do të fillojnë të dielën e 24 prillit në orën 06:00. Dhe do të mbyllen në orën 18. Vetëm pas këtij afati do të lejohet të dalin eksitpollet e para ndërsa në mbrëmje vonë llogaritet të nisin dhe rezultet e para.