Japoni: Fundoset anija me 30 turistë në bord, asnjë shenjë për të mbijetuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2022, 16:38
Një varkë turistike me 30 persona në bord dyshohet se është fundosur pranë Hokkaido, ishullit verior të Japonisë, sipas autoriteteve japoneze që kanë nisur shpëtimin.
Sipas NHK TV, komandanti i anijes Kazu 1 ngriti alarmin për fundosjen, duke dhënë sinjalin nga një zonë natyrore e mbrojtur nga UNESCO në gadishullin Shiretoko.
Për momentin nuk është gjetur anija dhe as nuk dihet se çfarë ka ndodhur me personat në bord.
Helikopterët e shpëtimit, të cilët kanë mbërritur rreth 4 orë pas humbjes së kontaktit, po patrullojnë ujërat në kërkim të të mbijetuarve.

