Rusia po mbështetet tek anija luftarake më e vjetër në botë për të kërkuar për mbytjen e Moskvës

Moska po mbështet tashmë te Kommuna - luftanija më e vjetër në planet, e ndërtuar në 1912 dhe hyri në shërbim në 1915 me emrin Volkhov - për të rimarrë atë që ka mbetur nga Moskva, kryqëzori rus i fundosur nga Kievi në ujërat e Detit të Zi.

Një gjë e tillë është raportuar nga faqja e analizave të mbrojtjes 'Covert Shores'.

Kjo është karta e fundit që Kremlini po luan për të kuptuar sesi ishte i mundur që anija, një objekt strategjik, por edhe simbolik, flamuri të flotës së Moskës, u fundos.

E projektuar në kohën e Carëve, Kommuna ka një gjatësi prej rreth pesëdhjetë metrash dhe fillimisht ishte menduar për të nxjerrë nga deti nëndetëset e dëmtuara. 

Tuba raketash që ishin në Movska mund të rikthehen me çikrikun Kommuna-s, që në atë kohë ishte parë në Sevastopol. 

Ka të ngjarë të ketë një nëndetëse zhytjeje të thellë në bordin e luftanijes antike.