Katër mënyra që po përpiqet Putin të tregojë se mund të jetohet dhe me sanksione

Presidenti rus Vladimir Putin ka treguar një përkushtim javëve të fundit për të qetësuar popullin rus sepse saksionet e vendosura po godasin më tepër perëndimin sesa Rusinë.

Presidenti po e përgatit vendin e tij për një mbyllje të gjatë."Perëndimi i bashkuar nuk ka në plan të zmbrapsë politikat imponuese ekonomike për Rusinë", i tha ai sëfundmi shefit ekzekutiv të aviacionit. Çdo sektor në industrinë ruse ka nevojë për një " plan afatgjatë bazuar në mundësitë ndërkombëtare".

Politika e fundit për një vetmbështetje ishte e pritshme. Që kur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në 2014, vendi është përgatitur për rritjen e sanksioneve nga perëndimi me një qëllim të vetëm: Rusia të jetë e izoluar.

Shkalla e kundërsulmit ekonomik nga perëndimi që nga pushtimi i Ukrainës në 24 Shkurt vazhdon akoma duke bërë që shumë kompani të ndërpresin bisnesin e tyre me Rusinë, për tëmos rrezikuar reputacionin e tyre ndaj sanksioneve të ardhshme ndaj Rusisë.

Më poshtë do të japim disa mënyra se si kompanitë, industritë dhe zyrat po mundohen të "mbijetojnë" me normalitetin e ri në Rusi.

1.Ridizenjimi i Ladës

Makina ikonë e periudhës sovjetikë ruse importon mjaft pjesë të saj. Avtovaz, që prodhon Ladën, është në pronësi të firmës franceze Renault. Në 24 mars, në përgjigje të lajmit "Renault po del nga tregu rus" Avtovaz zbuloi se po bënte një  rimodelim të ri që të mos kishte pjesë të importuara. Kompania nuk dha informacione se në cilët modele ishte frymëzuar, por thanë se do të dilnin në treg në muajt e ardhshëm. Eskov tha se ridisenjimi i modeleve do jenë versione të thjeshtura të modeleve të para,pa paisje shtesë si ABS

2.Vkotakt tërheq përdoruesit e Instagram

Vkontakte ishte rrjeti  i dytë social më i përdorur në Rusi pas Instagram. Që pas pushtimit të Ukrainës e mbzlljes së aktivitetit të Instagram dhe Facebook në Rusi ai filloi të tërheqë përdorues në platformën e tij.
Kompania ka hequr komisionet e pagesave deri në fund të Prillit duke ofruar reklama falas për çdo përdorues që vjen nga një platformë tjetër ose që ka riaktivizuar llogarinë e tij që nga 1 Marsi.

3.Kartat e kreditit brenda vendit

Që kur bankat e të mëdha u goditën nga sanksionet me aneksimin e Krimesë,Rusia filloi të përgatitej dhe për sistemin bankar. Sistemi kombëtar i kartave ruse dhe sistemi i kartave bankare i njohur si "Mir" është fuqizuar fuqishëm. Nisur nga banka qëndrore ruse, më shumë 113 milion  karta Mir u lëshuan në 2021, në një total prej më shumë se 1,17 milion që ishin në 2016.

4.Të punosh në punët publike

Nuk dihet akoma sa të  papunë ka në Rusi bazuar nga deklarata e Elina Ribakova,deputete dhe shefe e ekonomisë në Institutin Ndërkombëtar të Financave në Washington. Me nisjen e protestave kundër luftës, mbi 15 mijë njerëz janë arrestuar në Rusi ,në javët e para të konfliktit. Moska ka nxjerrë një program duke  rikualifikuar persona që punonin në kompanitë perëndimore tashmë të mbyllura.Persona që kanë punuar më parë në zyrat e administrimit të dokumenteve si  pashaporta apo certifikata, mund të punojnë  në parqet e qytetit apo në qendra shëndetësore që moska ka hapur së fundmi.

Deri më tani Rusia e ka menaxhuar mjaft mirë vendosjen e sanksioneve të perëndimit pa patur një kolaps në sistemin financiar.Kjo falë bankës qëndrore që rriti menjëherë normën e interesit në 20% .Megjithatë ekonomia ruse mund të tkurret me 8.5% nga sanksionet e vendosura.