Lë emisionin dhe largohet nga studio, momenti kur politikani rrëzohet (VIDEO)

Një moment i pakëndshëm ka ndodhur në Slloveni ku kryetari i Partisë Kombëtare, është rrëzuar në studio.

Kjo ka ndodhur në një emision ku kandidatët kanë bërë përballje parazgjedhore në RTV Sllovenia.

Në programin që ka marrë qindra komente të ftuarit u grindën dhe ofenduan njëri-tjetrin ndërsa moderatorit i doli emisioni jashtë kontrollit.

 

Ndërkohë në një moment, kreu i Partisë ultranacionaliste Kombëtare, Zmago Jelinçiç, u largua nga studio në shenjë proteste, por ndërsa dilte është rrëzuar.

Jelinçiç raportohet se fatmirësisht nuk është lënduar.