Tërmeti shkund Bosnjen, një 30 vjeçare nën gërmadha, lëkundje në të gjithë Ballkanin

Një tërmet i fuqishëm ka shkaktuar panik dhe dëme të shumta në Bosnjë Hercegovinë. Lëkundjet janë shënuar në orët e vona të mbrëmjes.

Ekspertët janë shprehur se lëkundjet ishin të madhësisë 5.7 ballw sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 10 km.

Epiqendra është lokalizuar 10 km në Jug-Perendim të Mostar, Bosnje-Hercegovina, 202 km nga Tirana.

Qendra Shëndetësore në Stolac ka konfirmuar se një grua është lënduar rëndë në këtë qytet.

Po ashtu janë regjistruar edhe të lënduar të tjerë, por pa pasoja të rënda.

Mësohet se 30 vjeçarja u gjet nën rrënoja, pasi si pasojë e lëkundjeve një pjesë e një kodre u shemb duke dëmtuar banesën ku ajo qëndronte. E lënduara është dërguar në spital nën kontrollin e mjekëve

Tërmeti është ndier edhe në Shqipëri, ku sizmiologët theksojnë se lëkundjet kanë qenë të madhësisë deri në 4.5 ballë, por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime.