Zyra e Zelensky-t: 5 persona kanë vdekur pas sulmit rus në Odesa, mes tyre edhe një fëmijë

Të paktën pesë persona kanë vdekur pas sulmeve me raketa ruse në qytetin port të Odesas, ka thënë kreu i zyrës së Presidentit Zelensky.

Një fëmijë tre muajsh ishte në mesin e të vdekurve, shkroi Andriy Yermak në shërbimin e mesazheve Telegram.

Tëtëmbëdhjetë të tjerë u plagosën, shtoi ai. Mes ndërtesave tëgoditura ishte edhe një bllok banimi pallatesh.

"Asgjë nuk është e shenjtë për ta," shkroi Yermak për sulmin rus.

“E keqja do të dënohet”.